Vrasja e policit në Fier, autori ende në arrati! Policia vijon me kërkimet_66430862a24d9.jpeg

Vrasja e policit në Fier, autori ende në arrati! Policia vijon me kërkimet

Autori i vrasjes së policit Novruz Cenalia në Fier është ende në arrati. Pasi qëlloi me një plumb në kokë efektivin që po shkonte të merrte shërbimin, 23-vjeçari Asllan Mernica u largua nga vendi i ngjarjes.
Kërkimet për kapjen e tij vijojnë që prej ditës së djeshme, por deri më tani ende nuk ka asnjë gjurmë të autorit. Policia ofron 30 mijë euro shpërblim  për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e 23-vjeçarit.
NGJARJA
Krimi i rëndë ndodhi në fshatin Baltëz të Fierit, gjatë kohës kur efektivi po shkonte për në punë.  Zyrtarisht policia thotë se shkak për këtë vrasje dyshohet të jetë bërë një konflikt i çastit.
Viktima dyshohet se e ka parakaluar të riun dhe ky i fundit e qëlloi me pistoletë në kokë, duke e lënë të vdekur në vend.
Autoritetet nuk përjashtojnë edhe pista të tjera hetimi, pasi autori ashtu sikurse viktima ishin me origjinë nga Hasi.
Babai i 28-vjeçarit, me profesion po ashtu efektiv policie, mësohet se në kushtet e vetëmbrojtjes kishte vrarë në 1997 fqinjin e tij. Që prej asaj kohe, familja Cenalia ishte larguar për t’u vendosur në Fier, dyshohet për shkak të gjakmarrjes.
Efektivi Novruz Cenalia kishte rreth 3 vjet që ishte pjesë e policisë. Aktualisht ai ishte pjesë e repartit “Shqiponja”.

Burimi