Vrasja e policit në Fier, Balla thirrje autorit: Dorëzohu_66423fe019c0b.jpeg

Vrasja e policit në Fier, Balla thirrje autorit: Dorëzohu

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka folur lidhur me vrasjen e ndodhur sot Fier.Teksa konsideroi ngjarjen tepër të rëndë, Balla i ka bërë thirrje autorit të dorëzohet, ndërsa nga policia kërkon arrestimin sa më shpejt të tij.
“Të dyja ngjarjet pothuajse janë zbardhur. Në rastin e dytë, kemi një krim në familje, ndërsa në rastin e Fierit bëhet fjalë siç jam informuar deri tani nga drejtuesit e policisë që janë në territor, dua që të shpreh në këtë rast dhimbjen që ndjej për humbjen e jetës së një punonjësi policie dhe po ashtu të nxis Policinë e Shtetit, drejtuesit e Policisë së Shtetit që të bëjnë gjithçka për arrestimin një orë e më parë të autorit dhe e them shpesh që duhet të bëjmë gjithçcka që në këtë vend të ngulitet mirë në mendjen e kujtdo që është e papranueshme të ngresh dorën ndaj një punonësi police e më rëndë se kaq të përdorësh armën. Nuk dua të hyj në interpretimin e informacioneve paraprake, ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarje por gjithsesi përgjegjësia e parë që bie mbi Policinë e Shtetit është pjesa që lidhet me identifikmin e menjëhershëm të autorëve. Kam besim që Forca Kombëtare e Sigurisë, forca RENEA dhe gjithë forcat e Policisë së Shtetit të konkludojnë dhe këtu dua t’i bëj thirrje familjarëve dhe vetë personit mbi të cilin rëndon akuza, të dorëzohet”, u shpreh ministri i Brendshëm Taulant Balla.