Vrasja e policit në Fier, policia kontrollet intensive në zonën ku dyshohet se fshihet autori_664232f07741d.jpeg

Vrasja e policit në Fier, policia kontrollet intensive në zonën ku dyshohet se fshihet autori

Fieri u trondit sot nga një krim i rëndë, ku shënjestër ishte një efektiv policie. Forcat e policisë dhe ato RENEA janë duke vijuar kërkimet për autorin e vrasjes së 28-vjeçarit, punonjës i Shqiponjave.
Raportohet se autoritetet po zhvillojë kontrolle të imtësishme duke përdorur dron, por edhe qen në fshatin Sulaj të Fierit.
Autoritetet kanë arritur të gjejnë makinën e autorit, si edhe kanë rrethuar shtëpinë e tij dhe zonën përreth, ku mendohet se edhe fshihet autori Azgan Mërnica. Sakaq, 30 mijë euro janë vendosur si shpërblim për këdo që ka informacione të vlefshme që ndihmojnë në kapjen e autorit.

Burimi