Vrasja e policit në Fier/ Sekuestrohet një kamera sigurie, dyshime se efektivi njihej me autorin_66424107a49d7.jpeg

Vrasja e policit në Fier/ Sekuestrohet një kamera sigurie, dyshime se efektivi njihej me autorin

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë të hënë në fshatin Baltëz të Fierit, ku efektivi i “Shqiponjave”, Novruz Canaliaj u ekzekutua me armë nga Asgan Mernica.
Mësohet se është sekuestruar kameria e sigurisë së një biznesi dhe po analizohen pamjet filmike.
Vëllai i autorit, është dënuar me 19 vjet burgim, për një vrasje që ka kryer në vitin 2019. Ka dyshime se viktima Novruz Canaliaj dhe autori Asgan Mernica mund të jenë njohur më parë.
 

Burimi