Vrasja e policit në Fier/ Shkak u bë debati për kalimin në rrugë_6642617e7ac79.png

Vrasja e policit në Fier/ Shkak u bë debati për kalimin në rrugë

Një vrasje ka tronditur mesditën e sotme Fierin, ku është qëlluar për vdekje efektivi i policisë Novruz Cenalia.
Burime për Report Tv, bëjnë me dije se viktima ka qenë sot turni i 2-të dhe ka qenë duke shkuar në punë.
Me autorin Azgan Mërnica, i kanë fshatrat në vijë ajore 500 m larg. Ata dyshohet se kanë debatuar për makinën dhe shkak dyshohet një konflikt i çastit se kush do të kalonte i pari, pasi rrugët në fshat janë të ngushta.
Burime bëjnë të ditur se polici është qëlluar me një plumb në kokë. Autori ka lënë makinën tek shtëpia e dajës së tij dhe është larguar nëpër ara, ndërsa policia po bën kontrolle edhe me dron.

Burimi