Vrasja në Fier, nëna e autorit rrëfen ngjarjen: I thash djalit “mos, mos…”_664367dfee882.jpeg

Vrasja në Fier, nëna e autorit rrëfen ngjarjen: I thash djalit “mos, mos…”

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e rëndë në Fier, ku efektivi i policisë Novruz Cenalia mbeti i vrarë.
Në makinë me Azgan Mërnica, gjatë konfliktit me policin 28-vjeçar, ka qenë prezente dhe nëna e autorit.
Ajeta Mërnica ka deklaruar në polici që dy të rinjtë u konfliktuan për kalimin në rrugën e ngushtë të fshatit. Më pas, sipas saj, ata dolën nga makinat dhe debatuan me fjalë. Në këto momente gruaja deklaroi se u tha te rinjve “mos, mos” disa herë por djali i saj me pas e qëlloi me pistoletë policin 28-vjeçar.
Autori i dyshuar (majtas) dhe viktima (djathtas)
Grupi hetimor ka përjashtuar dy prej pistave që u ngritën në fillim që vrasja mund të jetë si hakmarrje për ngjarjen e ndodhur në vitin 2005 në Has por edhe pistën tjetër që mund të jetë hakmarrje për arrestimin e vëllait të autorit nga babai u viktimës lidhur me vrasjen e Florian Selimit në vitin 2019.
Për grupin hetimor, dyshimi kryesor mbetet konflikti i çastit mes dy të rinjve, për kalimin në rrugë.

Novruz Cenalia mbeti i vdekur në vend me një plumb pistolete në kokë. I riu ishte pjesë e repartit Shqiponja dhe po shkonte në punë kur ndodhi ngjarja e rëndë. Që prej atij momenti 23-vjeçari Azgan Mërnica vijon të mbetet të arrati.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së hënës në fshatin Balzës të Fierit. Për kapjen e autorit policia vijon kontrollet masive dhe ka vënë në dispozicion edhe një shumë prej 30 mijë eurosh për këdo jep informacione të vlefshme për vendndodhjen e tij.

Burimi