Vrasja në Fier, nëna e autorit rrëfen ngjarjen: I thash djalit mos, mos…_66432fbfbc550.jpeg

Vrasja në Fier, nëna e autorit rrëfen ngjarjen: I thash djalit mos, mos…

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e rëndë në Fier, ku efektivi i policisë mbeti i vrarë.
Në makinë me Azgan Mërnica gjatë konfliktit me policin 28-vjeçar ka qenë prezente dhe nëna e autorit
Ajeta e Mërnica ka deklaruar në polici që dy të rinjtë u konfliktuan për kalimin në rrugën e ngushtë të fshatit.
Më pas, sipas saj, ata dolën nga makinat dhe debatuan me fjalë. Në këto momente gruaja deklaroi se u tha te rinjve “mos, mos” disa herë por djali i saj me pas e qëlloi me pistoletë policin 28-vjeçar.
Grupi hetimor ka përjashtuar dy prej pistave që u ngritën në fillim që vrasja mund të jetë si hakmarrje për ngjarjen e ndodhur në vitin 2005 në Has por edhe pistën tjetër që mund të jetë hakmarrje për arrestimin e vëllait të autorit nga babai u viktimës lidhur me vrasjen e Florian Selimit në vitin 2019.

Burimi