Vrasja në Fushë Krujë, dy vëllezër në pranga

Zbardhet vrasja e 34-vjeçarit Indrit Ndoji në Fushë Krujë. Policia ka vënë në pranga dy vëllezërit Saimir dhe Landi Miri si autorë të dyshuar, për krimin.

Burime nga grupi hetimor bejnë me dije për Klan Neës se ka prova të  rëndësishme biologjike të marra në vendin e ngjarjes që i lidhin me kontrollet në banesat e të dyshuarve.

Po i njëjti burim bën me dije se deri më tani të arrestuarit nuk kanë pranuar të kenë lidhje me ngjarjen dhe te jene autorë të vrasjes. Në një intervistë për Klan News edhe avokatja e dy vëllezërve, Vojsava Kasalla u shpreh se nuk ka prova që të lidhë dy vëllerëzit me ngjarjen. 

Autopsia ka provuar se 34-vjeçari ka rezultuar se është dëmtuar me një send të forte,ndërsa ka ndërruar jetë nga gjakderdhja. Burime nga uniformat blu bëjnë të ditur se 34-vjeçari dhe autori janë konfliktuar me njëri tjetrin dhe një sherr e sipër autori e ka qëlluar Ndojin me një kacavidë.

Indrit Ndoj u gjet i pajetë nga familjarët dhe kalimtarë pa shenja jete në anë të një rruge dytësore në lagjen Bakishe Visha në Fushë Krujë. Si pistë kryesore dyshohet të jetë konflikti i çastit por nuk përjashtohen edhe pistat e tjera. 

Ndoj ishte arrestuar një vit më parë për trafik klandestinësh dhe aktualisht ishte nën masën e igurisë arrest në shtëpi. Në momentin kur ka ndodhur ngjarja dyshohet se i riu ishte nën efektin e alkoolit dhe lëndëve narkotike. 

Klan News

Lexo me shume