Vrau policin pas sherrit, autori ishte në makinë me nënën e tij_66433ee6d9142.png

Vrau policin pas sherrit, autori ishte në makinë me nënën e tij

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e policit Novruz Cenalia në Fier.
Mësohet se autori i vrasjes ka qenë në makinë me mamanë në momentin kur ka qëlluar me një plumb në kokë policin 28-vjeçar.
Gjithçka nisi pas një sherri se kush do kalojë i pari me makinë në rrugën në fshatin Baltëz, kur autori Azgan Mërnica e qëlloi për vdekje efektivin Novruz Cenalia mesditën e së hënës.
Pas vrasjes, autori bashkë me nënën e tij u larguan për rreth 4 km nga vendngjarja dhe braktisi makinën në banesën e dajës së tij.
 
j.l./ dita

Burimi