Vuçiç nuk shkon në Kotor ku mbahet takimi i liderëve të rajonit, Kurti ka konfirmuar pjesëmarrjen_66426f69f2516.jpeg

Vuçiç nuk shkon në Kotor ku mbahet takimi i liderëve të rajonit, Kurti ka konfirmuar pjesëmarrjen

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk do të marrë pjesë në samitin e radhës të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Bashkimit Evropian në Kotor të Malit të Zi, sepse mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për rezolutën në Srebrenicë do të mbahet me shumë mundësi të mërkurën.
“Sonte udhëtoj në Nju Jork, sepse dikush duhet të përgjigjet ndaj atyre që do të akuzojnë serbët se janë njerëz që kryejnë gjenocid”, ka deklaruar Vuçiq, raporton REL.
Ndërsa, pjesëmarrjen në këtë samit tashmë e ka konfirmuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Disa ditë më parë, Gazeta Express e ka sjellë ekskluzivisht agjendën e Samitit Rajonal të liderëve që do të mbahet më 15 dhe 16 maj në Kotor të Malit të Zi.
Nga Kosova, përveç Kurtit në Samit do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri për dialog, Besnik Bislimi si dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna. Pjesëmarrës pritet të jetë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, Komisioneri evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheley si dhe Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Jim O’Brien.

Burimi