Xavi e Barcelona sfidojnë PSG e mikun Luis Enrique: “Ata favoritë, por mund të ëndërrojmë gjysmëfinalen”_6639faea163ac.png

Xavi e Barcelona sfidojnë PSG e mikun Luis Enrique: “Ata favoritë, por mund të ëndërrojmë gjysmëfinalen”

Xavi motivon Barcelonën përpara ndeshjes së parë çerekfinale kundër PSG: “Pas katër vitesh pa çerekfinale, fjala është emocion. Tashmë e kam thënë disa javë më parë se mund të ëndërrohej, se kishte emocione. Ne kemi mbërritur në momentin më të mirë të sezonit. Përballemi me një nga trajnerët më të mirë, Luis Enrique.”
Trajneri blaugrana vlerëson mikun Luis Enriquen, trajnerin e parisienëve: “Ju e njihni. Unë kam një marrëdhënie të shkëlqyer personale me të, ai meriton të gjithë respektin tim. Ai është një nga trajnerët më të mirë në botë dhe ka një ekip të krijuar për të fituar Champions League. Të dy po provojmë të njëjtën gjë. Luis Enrique, Guardiola, Arteta dhe unë jemi ADN-ja e Barçës. Katër trajnerë me ADN-në e Barçës në çerekfinale të Champions. Të dy po kërkojmë të njëjtën gjë, këtë ADN-në e Barçës që na identifikon dhe na bën krenarë”.
Lexo më tej: Kërcënimi i Isis pështjellon Psg-Barcellona, Luis Enrique: “Jemi të shqetësuar”
“Mbappé, Dembélé… e kështu me radhë. Duhet të jemi më të fortë se kurrë në nivel difensiv, sepse PSG është një nga më të mirët në tranzicion. Luis Enrique më dërgoi një mesazh në fund të shortit. Unë kam shumë respekt për të. Më tha se vajtja në Paris është një sfidë. Prandaj mendoj se ata janë favoritë”, shtoi ai.
“Tifozët e Barcelonës i pashë me shumë entuziazëm. Ka shumë dëshirë për të parë skuadrën nesër. Jemi në momentin më të mirë të sezonit, lojtarët janë të motivuar”, nënvizoi Xavi.

🎙️ 𝐗𝐚𝐯𝐢: ❝We are excited and very motivated.❞ #PSGBarça pic.twitter.com/iLWQtDTk19
— FC Barcelona (@FCBarcelona) April 9, 2024

Burimi