Xavi ka 28 fitore në 50 ndeshje te Barça, rekordi më i keq që nga Rijkaard

Xavi është statistikisht më i keqi nga tetë trajnerët e fundit të Barcelonës.

Ndeshja me Real Madridin (1:3) ishte e 50-ta për trajnerin 42-vjeçar në krye të Barcelonës. Nga këto, ai fitoi 28, humbi 11 dhe barazoi 11 herë.

Ky është rezultati më i keq midis tetë trajnerëve të fundit të Barcelonës. Ronald Koeman pati 33 fitore dhe 7 barazime në 50 ndeshjet e para, Ernesto Valverde 36 fitore dhe 11 barazime, Luis Enrique 42 fitore dhe 3 barazime, Gerardo Martino 37 fitore dhe 8 barazime, Tito Vilanova 36 fitore dhe 8 barazime. Pep Guardiola – 37 fitore dhe 8 barazime, Frank Rijkaard – 28 fitore dhe 12 barazime. /G.D abcnews.al/

Lexo me shume