Xavi mban lart moralin e Barcelonës para El Clasicos: Sulmojnë me intensitet dhe ja dalim, s’ka rëndësi forma për takimin me Real Madrid

Atmosfera te Barcelona nuk është aspak e mirë, sidomos pas atij barazimi me shije disfate ndaj Interit në Champions League. Gjithsesi, trajneri i katalanasve Xavi është përpjekur që të mbajë lart moralin e skuadrës në prag të El Clasicos që do luhet të dielën ndaj Real Madrid në shtëpinë e Los Blancos, e vlefshme për kampionatin (16.15).

“Sinqerisht, është e paparashikueshme. Mendoj se është ndeshja ku dinamika të prek më pak, sepse je shumë i fokusuar në El Clasico. Vitin e kaluar treguam po aq. Arritëm në El Clasico në një moment të keq dhe shkoi mirë.El Clasico është një lojë me 3 pikë. Është gjithashtu një ndeshje e rëndësishme për të rritur moralin. Qëllimi ynë është të fitojmë El Clasicon dhe të luajmë ashtu siç besojmë. Presion dhe sulm me intensitet” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Lexo me shume