Xi Jinping merr mandatin e tretë; Presidenti kinez mban pushtetin

Partia komuniste  i dha mandatin e trete ne pushtet Xi –Jinping. Gjatë kongresit partiak, që nisi punimet një jave, shumë zyrtarë kryesorë, përfshirë kryeministrin aktual u tërhoqën nga pozitat udhëheqëse.

 

Kjo  lëvizje  i  dha Xi Jinping mundësinë që të emërojë aleate të rinj. Delegatët miratuan një deklaratë që u bën thirrje të gjithë anëtarëve të partisë të “mbajnë Xi Jinpingun në pozicionin kyç të komitetit qendror.

 

Jinping pritet që më 23 tetor të riemërohet sekretar i përgjithshëm, pasi të takohet me anëtarët e rinj të komitetit te partise.

 

Kjo do t’i lejojë atij që të fitojë mandatin e tretë si president i Kinës.

Lexo me shume