Yaya Toure preferoi Artetën ndaj Guardiolës, ende nuk e ka falur

Yaya Toure u shfaq në një podcast dhe iu kërkua të zgjidhte midis Mikel Arteta dhe Pep Guardiola. Ish- mesfushori ka preferuar të parin pa u menduar dy herë. Duket se ai nuk e ka falur trajnerin e Manchester City për largimin e tij në sezonin e fundit te Citizens, në 2017/18.

Kujtojmë se pak kohë më vonë Toure ishte sulmuar nga Guardiola, me të cilin kishte punuar edhe në Barcelonë, duke lënë dyshime edhe për sjellje raciste.

“Pep kishte probleme me afrikanët në të gjitha ekipet e tij. Fillova të pyesja veten nëse ishte ngjyra ime dhe nuk isha i pari. Dhe lojtarët e tjerë të Barcelonës kishin të njëjtën pyetje”, tha ai për France Football në atë kohë. /G.D abcnews.al/

Lexo me shume