Ylli i “OnlyFans” nxjerr në ankand trupin e saj për të lindur bebe të bukura

Një mësuese e kthyer në një yll i “OnlyFans” dëshiron të nxjerrë në ankand trupin e saj për të përmirësuar bukurinë e popullsisë globale. Amy Kupps thotë se ka në plan që të lindë sa më shumë fëmijë për një qëllim të caktuar – të sjellë në jetë sa më shumë bebe të bukura.

“Dua të bëhem një surrogate dhe të prodhoj në masë foshnja të bukura me të huaj,” tha Kupps, e cila fiton më shumë se 22,000 dollarë në muaj në OnlyFans. Nëna e dy fëmijëve tha se ishte e frymëzuar për të ndjekur këtë ide pasi ia propozuan disa baballarë të mundshëm.

“Mendoj se bota do të ishte një vend më i mirë nëse njerëzit do të dukeshin më të bukur dhe do të kishin gjenet e mia. Patjetër që do t’i kaloj sytë e mi të mrekullueshëm, flokët, tiparet e fytyrës dhe inteligjencën. Nuk ka rëndësi nëse burri është i shëmtuar, fëmija do të jetë i bukur nëse unë jam nëna e tij”.

/abcnews.al

Lexo me shume