Ylli Limani tregon se kur do të publikohet kënga e tij e re dhe është më afër seç mendonit

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar.

E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.
Së fundmi Ylli na ka treguar se shumë shpejt do të publikoj këngën e tij të re dhe me anë të një video na ka zbuluar një pjesë nga videoklipi i projektit të tij më të ri muzikor, teksa shfaqet duke ecur në natyrë dhe krahas ka shkruar “Malet…” duke na treguar kështu edhe titullin e këngës. Ama mesa duket ky projekt i ti do të lançohet më shpejt seç e mendonim, pasi me postimin e fundit Ylli na ka treguar se do të publikohet ditën e nesërme në orën 18:00.

Së fundmi në rrjet kanë qarkulluar lajme se artisti këtë herë do të punojë për një projekt që ka një impakt më të madh, duke synuar të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovizion 2023.
Mirëpo, duket se të gjitha këto lajme nuk janë të vërteta pasi ka qenë vetë këngëtari që me anë të një Instastory e ka mohuar pjesëmarrjen e tij.

Top ChannelLexo me shume