Zbulohen bonuset e pabesueshme të besnikërisë nga kontrata e Mbappes me PSG

Sulmuesi i Paris Saint-Germain jo vetëm që merr një pagë solide në klub, por mund të llogarisë edhe në bonuse mbresëlënëse.

Francezi fiton rreth 72 milionë euro në vit, çka e bën atë futbollistin më të paguar në botë për momentin.

Përveç kësaj, sipas Le Parisien, marrëveshja e sulmuesit 23-vjeçar përmban një klauzolë sipas së cilës bonuset e besnikërisë do të kreditohen në llogarinë e tij çdo vit: për shembull, nëse Mbappe nuk largohet nga Parisi në verën e 2023, klubi do t’i paguajë 70 milionë euro, pas një vitim 80 milionë, dhe nëse lojtari aktivizon klauzolën për të vazhduar kontratën deri në vitin 2025 90 milionë euro të tjera. /G.D abcnews.al/

Lexo me shume