Zbulohet e shkuara e errët e “lypëses së pasur”, dëshmia: Donika më nxorri prostitutë në rrugët e Parisit_6643910382eb4.png

Zbulohet e shkuara e errët e “lypëses së pasur”, dëshmia: Donika më nxorri prostitutë në rrugët e Parisit

Përmes dy serive, emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus transmetoi historinë e “lypëses së pasur” nga Elbasani Donika Jonuzi që lypte në Pejë të Kosovës dhe se si bashkëjetuesi i saj u vra me makinë në një ngjarje të sajuar si aksident.Ilir Osmani u përplas qëllimisht për vdekje me makinë në Pejë nga nipi i Donika Jonuzit. Kjo e fundit i kishte shkëputur marrëdhëniet me Ilirin.
Ajo e akuzonte Ilirin se i kishte harxhuar të gjitha kursimet për të blerë lëndë narkotike.
Por në puntatën e tretë të emisionit Uniko u transmetua e shkuara e errët e lypëses Donika Jonuzi.Një vajza me inicialet Xh.N. telefonoi në redaksinë e emisionit dhe hodhi dritë mbi shumë fakte. Vajza në fjalë është identifikuar nga ana e emisionit. Xh.N. tregoi se Donika Jonuzi ka shfrytëzuar seksualisht disa vajza në Paris të Francës. Vetë telefonuesja Xh.N. është një nga vajzat e shfrytëzuara prej Donikës, por thotë se nuk zgjati shumë për shkak se e ndihmoi që të largohej Ilir Osmani, bashkëjetuesi i Donikës.
“Isha 18 vjeçe dhe vendosa që të ikja pranë saj të punoja si gjithë të tjerët. Ajo më nxorri të punoja në rrugë, prostitutë, e kam bërë për shumë pak kohë sepse Ilir Osmani është ai që më shpëtoi jetën mua. Punova 1 javë-2 javë, më ndihmoi, më dha lekë edhe më tha që filan vend do ikësh edhe nuk do vish më. Edhe unë e bëra këtë gjë. Ajo merrte çdo gjë nga unë. Unë nuk kisha asnjë cent në xhep, qoftë edhe 1 Euro do ma jepte ajo. Lekët e klientëve i merrte ajo që të gjitha. Sa bëheshim ne gati për të ikur në shtëpi, na i merrte të gjitha lekët, jo vetëm mua por edhe atyre të tjerave. Unë disa prej tyre i njoh, disa nuk i njoh. Ilir Osmani nuk ishte bashkëpunëtor me atë. Ai për atë punë u zu dhe tha që mund të punojmë si gjithë të tjerët, jo të bëhet kjo punë, edhe pastaj erdhën në Shqipëri këta. Donika kishte shumë vajza, ishin mbi 4-5 që unë i mbaj mend deri diku, ato të tjerat nuk e di nëse ishin të Donikës apo jo se ishin nga ana tjetër e rrugës edhe nuk kisha asnjë lloj komunikimi”, është shprehur denoncuesja Xh.N.