Zelensky: Kemi marrë vetëm 10% të armëve që na nevojitën për mbrojtjen ajrore

Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha sot se Ukraina ka vetëm rreth 10% të asaj që i nevojitet për mbrojtjen ajrore, sipas skynews.

Udhëheqësi ukrainas dha deklaratën gjatë një seancë pyetje-përgjigje me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, mbikëqyrësi kryesor europian për të drejtat e njeriut.

Ai tha gjithashtu se diplomacia nuk mund të arrihet me liderë që nuk respektojnë të drejtën ndërkombëtare, duke përsëritur deklaratat e mëparshme se nuk do të negocionte me Vladimir Putin.

/abcnews.al

Lexo me shume