Zelensky: Numri i ushtarëve rusë të vrarë në luftë po shkon 65 mijë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se pothuajse 65,000 rusë janë vrarë që nga pushtimi i Putinit në Ukrainë më 24 shkurt. Kjo shifër është shumë më e lartë se vlerësimi zyrtar i Moskës, i publikuar më 21 shtator, për 5,937 të vdekur.

“Humbjet totale të armikut për sa i përket të vrarëve po i afrohen 65 mijë. Kaq shumë qytetarë të Rusisë dhanë jetën e tyre për mundësinë që një grusht njerëzish në Kremlin të injorojnë realitetin”, shkroi Zelenskiy.

Vlerësimet për numrin e ushtarëve rusë të vrarë në luftë ndryshojnë. Në korrik, Colin Kahl, nënsekretari i mbrojtjes i SHBA-së për politikën, tha se rreth 80,000 rusë ishin vrarë ose plagosur. Besohej se afërsisht një e katërta e tyre u vranë, thanë dy zyrtarë amerikanë për New York Times. /abcnews.al

Lexo me shume