Zelensky, thirrje për ndihmë të shtuar financiare: Na ndihmoni t’i japim fund luftës sa më shpejt

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, i cili ka mbajtur një fjalim virtual në takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në Uashington këtë mbrëmje, ka bërë thirrje për më shumë ndihmë financiare për Ukrainën.

Në fjalimin e tij, Zelenskyy tha se rritja e mbështetjes financiare nga donatorët ndërkombëtarë do të ndihmonte në përfundimin më të shpejtë të luftës së nisur nga Rusia.

“Sa më shumë ndihmë të marrë Ukraina tani, aq më shpejt do t’i japim fund luftës dhe aq më shpejt dhe me më shumë besueshmëri do të garantojmë se një luftë e tillë mizore nuk do të përhapet në vendet e tjera,” tha Zelenskyy.

Një përmbledhje e asaj që lideri ukrainas bëri thirrje:

38 miliardë dollarë për të mbyllur deficitin e parashikuar buxhetor të vitit të ardhshëm;

2 miliardë dollarë kredi të synuara për të rindërtuar infrastrukturën e energjisë elektrike të Ukrainës;

Jo më pak se 5 miliardë dollarë kufij krediti për blerjen e gazit dhe qymyrit;

Një grup pune i përhershëm për të ofruar mbështetje financiare për Ukrainën. /abcnews.al/

Lexo me shume