Zgjedhjet lokale/ Meta takon Berishën në selinë blu

Sali Berisha dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta janë takuar këtë të mërkurë për të diskutuar për mënyrën si do të garojë opozita në zgjedhjet lokale.

Takimi ka nisur këtë mëngjes në selinë blu.
Berisha ka lënë 6 nëntorin si afatin maksimal për të zhvilluar negociata me aleatët dhe evidentimin e kandidaturave për primare, ndërsa Meta ka shprehur gatishmërinë e tij për bashkëpunim.

Kryesia e Partisë Demokratike miratoi disa ditë më parë kalendarin e primareve. Kandidatet zyrtarë të Berishës do të dalin 5 muaj para zgjedhjeve lokale. Në 18 deri 6 nëntor, do të ketë negociata me aleatët dhe evidentim kandidaturash për primaret. Në 6- 13 nëntor, Këshilli Kombëtar filtron kandidaturat dhe dalin emrat zyrtare. Në 13 nëntor deri datë 27, fushata e primareve dhe në 4 dhjetor zhvillohen primaret në gjithë vendin.
Ndërsa kreu i Partisë së Lirisë, gjatë deklaratave për mediet, e ka cilësuar të përfunduar marrëveshjen me Sali Berishën për zgjedhjen vendore. Ai është shprehur se forca e tij politike do të mbështesë dhe nuk do të sfidojë asnjë kandidat të Partisë Demokratike, ndërsa theksoi se përgjegjësia për përzgjedhjen e kandidatëve do të jetë e Sali Berishës.
Zgjedhjet në nivel bashkish dhe komunash do të mbahen në 14 maj të vitit 2022.

Top ChannelLexo me shume