Zgjedhjet në SHBA/ Mediat thonë se po shtohet mbështetja për grupe si QAnon dhe teoritë e ‘elitës satanike të pedofilëve’ (fotot)

Një sondazh në SHBA tregonte sot se është shtuar me të paktën 5% besimi i përgjithshëm te ‘kredot’ e pazakonta si ‘QAnon’ çka bën që një e pesta e amerikanëve besojnë teorinë se institucionet e vendit drejtohen nga një elitë sekrete pedofilësh që adhurojnë djallin.

Rrjeti britanik Daily Mail shkruan se sondazhi i institutit kërkimor PRRI në prag të zgjedhjeve të mes-mandatit, zbulonte rritje të mbështetjes për ideologjinë e QAnon , teksa masa e njerëzve që refuzonin teori të tilla, kishte rënë me 10 përqind.
Sondazhi i 2,523 të rriturve tregonte se 49 milionë amerikanë të rritur tashmë besojnë se qeveria, mediat dhe bota financiare komandohet nga satanistë që menaxhojnë gjithashtu një rrjet gjigant të fshehtë trafiku fëmijësh.

Republikanët në SHBA ishin më shumë preferues të teorive QAnon, me 27 përqind. Por kjo ideologji ndiqej dhe nga 19 përqind e të pavarurve dhe rreth 8 përqind e demokratëve në pushtet.
Sondazhi vjen në një kohë delikate zgjedhjesh në SHBA, teksa blloku i votuesve mbështetës të QAnon duhet të zgjedhë cilin kandidat të mbështesë në zgjedhjet e mes-mandatit amerikan më 8 nëntor, kohe kur politikanët në vend kanë nisur tashmë të japin sinjalizime nëse mbështesin apo jo idetë e pazakonta ose konspirative te grupit.
“Të dhënat e sondazhit të PRRI tregojnë se përqindja e pjesëmarrësve që kualifikohen si mbështetës të QAnon është rritur me 5 përqind, ndërsa përqindja e refuzuesve të saj është ulur me 10 përqind”, thuhej në deklaratën e agjencisë se anketimit.
Ekspertë të tendencave sociale, duke përfshirë Carl Miller, i institutit Demos thonë se rritja e influencës së teorive të konspiracionit vjen nga reduktimi besimit të qeveritë, te gazetaria dhe te kërkimet shkencore.
“Ndërhyrjet e medias me ‘kontrollin e fakteve’ apo arsimi, nuk do të funksionojnë. Duhet të zgjohemi ndaj faktit se kultet kanë nisur të dominojnë panoramën tonë politike”, tha Miller, autor i librit The Death of the Gods (Vdekja e Zotave).
Studiuesit konfirmonin mbështetjen e të anketuarve për teoritë QAnon duke i pyetur nëse, besonin te “elita globale e pedofilëve satanistë”, nëse besonin në teorinë tjetër se “së shpejti do të vijë stuhia që do të zhdukë elitat në pushtet”, dhe nëse SHBA kishte mbetur prapa në këtë prandaj “patriotët duhet të përdorin forcën”.
Rritja e mbështetjes për besimet e pazakonta pritet të luajë rol në zgjedhjet e muajit që vjen duke përcaktuar nëse demokratët do të mbajnë kontrollin e Kongresit deri në fund të mandatit të President Joe Biden.
Në shtetin e paparashikueshëm të Pennsylvania, kandidati demorkat Josh Shapiro, është përpjekur të bëjë lidhjen mes rigvalit të tij republikan Doug Mastriano dhe teorive QAnon.
Një numër në rritje episodesh kriminale janë lidhur me besimin dhe mbështetësit e tij, siç paralajmërojnë zyrtarët amerikanë të inteligjencës.
Mbështetës të QAnon ishin ata që bastisën Kongresin e SHBA më 6 janar 2020 me pretendimin se Joe Biden kishte vjedhur votat.
QAnon nisi fillimisht në faqen e internetit 4chan, ku një poster i quajtur Q linte mesazhe që zbulonin se “kabala e shtetit të nëndheshëm kërkonte të rrëzonte ish-presidentin Donald Trump.”
Q u zgjerua më tej në teorinë e  ‘Pizzagate’, sipas të cilës demokratë të lartë ishin të përfshirë në pedofili e kanibalizëm, që kryhej në bodrumin e një restoranti të njohur në Washington DC, dhe pasi lëvizja mori fuqi, ajo sinjalizonte se rikthimi i Trump do ta zhdukte “shtetin e nëndheshëm”.
Një nga idetë kryesore të teorisë është se ‘një kabalë e fshehtë predatorësh seksualë’, ku përfshihen zyrtarë të lartë të demokratëve në pushtet, yje të Hollywood dhe elitarë të tjerë, drejtojnë institucionet dhe një rrjet global të trafikimit seksual të fëmijëve.
Ndjekësit e QAnon besojnë se një “Zgjim i Madh” do të sjellë shpëtimin nga “e keqja”.
Postimet ‘Q’ nisën në vitin 2017 në platformën e mesazheve 4chan, dhe në 8kun, që është një version i ri i platformës  8chan.
Rrjetet kryesore si YouTube, Facebook e Twitter i kanë ndaluar përmbajtjet e tyre prandaj aktivistët janë shpërndarë në platforma të tjera se Telegram, Gab dhe rrjetin e  ri të Trump, Truth Social. // Daily Mail//

FOTO GALERI
1/3

Një e pesta e amerikanëve besojnë teorinë se institucionet e vendit drejtohen nga një elitë sekrete pedofilësh që adhurojnë djallin.

Top ChannelLexo me shume