Zhduket zyrtarja e policisë së Kosovës

Një zyrtare e Policisë së Kosovës u raportua e zhdukur nga familjarët e saj në Rahovec.
Ajo të dielen u largua nga shtëpia dhe që prej asaj dite nuk ka pasur kontakt me familjarët.
Ky rast u konfirmua edhe nga autoritetet policore, që thanë se kanë nisur tashmë hetimet.
Mediat raportojnë se bëhet fjalë për zyrtaren policore Valdete Jakupi, e cila u denoncua e zhdukur nga vajza e saj.

Burimi