Zhupa “i kërkon llogari” Kumbaros, Naço zëvendëskryeministres, çfarë do të ndodhë sot në Kuvend

Dy interpelanca dhe një seanca pyetje-përgjigje janë në rendin e ditës në seancën e sotme parlamentare.

Interpelanca e parë do të zhvillohet me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro kërkuar nga deputetja demokrate Ina Zhupa.

Deputetja demokrate ka kërkuar gjithashtu të zhvillojë një seancë pyetje-përgjigje me ministren e Arsimit, Evis Kushu lidhur me paketën e rezistencës sociale dhe përjashtimin e studentëve nga kjo paketë.

Ndërsa Interpelanca e dytë është kërkuar nga deputeti Nasip Naço me ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Rendi i ditës:

Lexo me shume