Zhupa: Shqipëria e bekuar nga njerëzit, e mallkuar nga qeveritarët. Kumbaro duhet të ishte larguar pas ngjarjeve në plazhe

Deputetja demokrate Ina Zhupaka thurrur ditën e sotme për interpelancë në Kuvendin e Shqipëri Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Në fjalën e saj në Kuvend, Zhupa tha se në një shtet tjetër ajo nuk do të ishte duke bërë interpelancë me Kumbaron, pasi ajo duhet të ishte larguar pas ngjarjeve të rënda që shoqëruan sezonin turistik, ku kulmi arriti me ngjarjen e rëndë në Potam.

Ndërkohë me ironi shtoi se është e kënaqur sot që sheh Kumbaron të pamaskuar, ashtu siç bënte gjatë verës kur inspektonte plazhet.

Edhe si deputete e një zone e cila mbahet për turizëm dhe është një nga perlat e Shqipërisë e ndjeva për detyrë të kërkoja interpelancë për Ministren e Turizmit. E falënderoj zonjën Kumbaro që sot vjen e pamaskuar siç bënte kur inspektonte plazhet. Vendi ynë është i bekuar nga njerëzit punëtor, por i mallkuar nga qeveritarët. Mjafton që t’ju kujtoj ngjarjet e hudhura që ndodhën gjatë sezonit turistik. Mjafton të kërkoni në google se si mbyet i mituri, si mbyetet vëllai, mbytet vëllai i dytë etj, nuk dua të zgjatem se janë lajmet të hidhura. A ka përgjegjësi Ministrja për këto? Të gjithë e mbani mend vrasjen në Potam, a kishte përgjigjes Kumbaro? Në një shtet tjetër nuk do të bëja interpelancë me Kumnbaron, pasi ajo do kishte dhënë dorëheqjen. E dini për çfarë është përgjegjëse ministrja, për dhënien e licencave dhe mbikëqyrjen e mjeteve ujore, për distancën nga plazhistët. A mendoni se ka një farë përgjegjësie edhe ministrja? Sigurisht që po. Ne shihnim ministren që inspektonte Durrësin natën për plehrat, ndërsa ditën Durrësi lëngonte nga plehrat”, tha Zhupa.

/Abcnews.al/

Lexo me shume