Zhvillohet Maratona e Tiranës/ Marrin pjesë 2500 persona nga vende të ndryshme të botës

Këtë të dielë po zhvillohet “Maratona e Tiranës”, eventi më i madh sportiv në kryeqytet me 2500 pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës.

 

 

Gara është e ndarë në 4 kategori: “Marathon”, gara e plotë që i dedikohet profesionistëve, “Half marathon”, për ata që duan të sfidojnë veten, “Tirana 10k” ku garojnë kryesisht të pasionuarit pas vrapit, por jo profesionistë dhe kategoria “We too”, gara për personat me aftësi ndryshe.

 

 

Për të siguruar mbarëvajtjen e aktivitetit, disa prej rrugëve të Tiranës do te jenë të bllokuara deri në orën 16:00.

 

Në nisje të edicionit të gjashtë të maratonës së Tiranës, kryebashkiaku Veliaj u shpreh se Tirana mezi po pret të marrë titullin “Qyteti Evropian i Sportit 2023”.

 

 

Ai tregoi se këtë herë do të vrapojë për “Special olympics albania”.

Lexo me shume