Zjarri në burgun e Iranit, 4 të burgosur humbën jetën, 61 të lënduar

Flakët që përfshinë burgun famëkeq Evin në Iran tashmë janë shuar. Bilanci sipas raportimeve është katër të burgosur të vdekur dhe 61 persona të tjerë të lënduar. Lajmi është bërë i ditur nga autoriteti gjyqësor iranian, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Sipas raporteve nga autoritetet gjyqësore iraniane të cituara nga agjencia IRNA, katër viktimat, të dënuar për vjedhje, humbën jetën si pasojë e asfiksisë. 61 të burgosur të tjerë morën lëndime, por vetëm 10 prej tyre patën nevojë për shtrim në spital dhe katër ishin në gjendje të rëndë.

Në burgun Evin mbahen edhe aktivistë politikë, gazetarë dhe shtetas me shtetësi të dyfishtë dhe të huaj. Zjarri dhe të shtënat në burgun famëkeq të Iranit nisën pas revoltës që nisi në krahun nr.7 të strukturës. /abcnews.al/

Lexo me shume