Alban Zusi, kreu i shoqatës së eksportuesve shqiptarë i pranishëm në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, u shpreh që sistemi aktual i fiskalizimit po e detyron biznesin e mesëm që të jetë në kushtet e informalitetit.
Sipas tij fenomeni i informalitetit është shumë i përhapur dhe nëse ke ‘50-60 përqind të ekonomisë në kushtet e evazionit duhet të gjendet shkaku, dhe ka disa faza dhe mund të bëhet, në mënyrë të vazhdueshme kemi propozuar masa sesi mund të bëhet’.
Për kreun e shoqatës së eksportuesve shqiptarë, në kushtet sesi është strukturuar ekonomia shqiptare sot, do të thotë që me anë të ‘gjobave’ të godasësh ata që janë të ndershëm dhe ata që paguajnë taksat. Sistemi i fiskalizimit po vazhdojnë të presin fatura qato biznese që prisnin fatura, por ai që vazhdonte të mos e presi faturën, vazhdon të mos e presë faturën’.
Sipas tij, ‘informalitetin sot e kemi të detyruar me ligj, sepse biznesi i vogël deri në 100 milion lekë nuk paguan faturë, dhe nëse biznesi i mesëm nuk pranon kushtet e biznesit të vogël, atëherë ai është i destinuar të dalë nga tregu’. Ka rreth 90 mijë biznese që kanë të deklaruara fitime nën 100 milionë.
Për Alban Zusin ‘nuk ka biznes të mesëm që do të shesë pa faturë, kosto për mbajtur dopio finance është shumë e madhe. Ka hapësirë për abuzim, edhe nga vetë punonjësit’’. /abcnews.al
br> br>Lexo me shume