Zyrtare/ Princ Leka dhe Elia Zaharia i japin fund martesës: Mirëqënia e vajzës sonë do jetë në qendër të vëmendjes_6643110d570ab.jpeg

Zyrtare/ Princ Leka dhe Elia Zaharia i japin fund martesës: Mirëqënia e vajzës sonë do jetë në qendër të vëmendjes

Princ Leka ka njoftuar ndarjen nga bashkëshortja e tij Elia Zaharia. Përmes një reagimi zyrtar në Instagram Princi bën me dije se kanë nisur dhe procedurat e nevojshme ligjore për divorcin. Po ashtu Princ Leka thekson se mirëqenia e vajzës së tyre do të mbetet në qendër të vëmendjes.
Postimi i Plotë:
Përshëndetje miq dhe dashamirës, Me anë të këtij postimi ju komunikoj zyrtarisht se LTM Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë rënë dakord që martesës së tyre t’i jepet fund. Duke qenë se martesa e ka humbur funksionin e saj, kane parë të udhës ta zgjidhin atë me pëlqim reciprok duke filluar procedurat e nevojshme ligjore. Pavarësisht besimit tek instituti i familjes, LTM Princ Leka II beson se vlerat e respektit dhe mirëkuptimit reciprok do të përbëjnë bazën e marrëdhënies në vijimësinë e saj, që do të ketë si motiv rritjen dhe edukimin e LSM Princeshës Geraldinë!!! Mirëqenia shpirtërore dhe fizike e vajzës, LSM Princeshë Geraldinës, do mbetet në qendër të vëmendjes së tyre, të përkushtuar për të siguruar një jetë të lumtur dhe të sigurt për Geraldinën. LTM Princ Leka Il nuk do të bëjë deklarata apo komente të mëtejshme dhe kërkon që të respektohet e drejta për privatësi lidhur me këtë çështje.

Burimi