Zyrtari i Bashkisë së Vaut të Dejës denoncon Shefin e Komisariatit: Merr 4 mijë euro për parcela me kanabis, më kërcënoi me jetë

VAU I DEJËS – Zyrtari i Bashkisë se Vaut të Dejës, Mark Zhuri, i cili aktualisht mban detyrën si Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë së Vaut të Dejës, ka denoncuar në prokurori shefin e komisariatit të kësaj zone, Bardhyl Saliu.

Ai thotë se falë Saliut, zona është mbushur me Kanabis dhe pavarësisht disa denoncimeve të njëpasnjëshme, sipas tij asgjë nuk është bërë për të vënë para drejtësisë Saliun.

Sipas tij, Bardhyl Saliu ka favorizuar kultivuesit e drogës duke mbjellë të gjithë zonën e Temalit me kanabis. Zhuri tregon edhe çmimet qe variojnë nga 2500-3000 euro për parcele që sipas tij, shefi i policisë u ka kërkuar banorëve. Madje, ai akuzon se drejtuesi i policisë ka djegur qëllimisht mbi 200 hektarë pyje këtë vit në këtë njësi administrative.

Deklarata e plotë:
“Përshëndetje të gjithëve. Unë jam sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Vaut të Dejës.

Unë në datën 11 rreth orës 12 kisha një takim me kryetarin e Bashkisë dhe punonjës të njësisë administrative Demal. Kur përfundova, rrugën ma kishte zënë shefi i komisariatit të Vaut të Dejës, Bardhyl Saliu që më kërcënoi mua dhe dy shokët e mi. Pasi na ofendoi më akuzoi edhe për një tender të një rruge në fshatin Vilë të njësisë administradtive Demal, që unë skisha anjë lidhje me këtë tender. U vazhdua me ofendime dhe shkëmbyem ofendime më njëri-tjetrin. Unë i kam bërë denoncim për këtë ngjarje dhe kam një vit që e denoncoj, si për ndërtimet si për sjelljet arrogante karshi banorëve dhe kryepleqve të fshatrave. Unë kam njoftuar të gjitha instancat e shtetit shqiptar.

Kam informuar edhe kryeministrin e Shqipërisë dhe Ministrin e Brendshëm. Po ashtu kam njoftuar edh eish-drejtorin e policisë së Shtetit, Gledis Nano. Me mbështetjen e tij zona është kanabizuar, ata që paguajnë 4 mijë euro për parcele nuk u është hequr parcela, ndërsa të tjerëve u është hequr.

Nga ana tjetër në muajin korrik, gjatë djegjes së kanabisit janë djegur rreth 200 hektar pyje dhe nuk është marrë asnjë masë. Unë kam shkuar me shkresa dhe me numër protokolli dhe skam marrë asnjë përgjigje. Përgjigja e vetme ishte kërcënimi nga ana e komisarit të policisë. Provat i kam çuar edhe te SHKB-ja, kam komunikuar edhe me Ardi Veliun, kam shkëmbyer mesazhe në Ëhatsapp me të, por asgjë nuk është bërë. Unë kërkoj që ky të shporret një orë e më parë nga komisariati dhe të ndoqet penalisht.

Unë kam 4 mandate që kam punuar në Komunë dhe ky njeri nuk ashkëpunon me asnjë.

Rastet e Kanabisit janë pa adresë vetëm të shkosh aty do habitesh. Bardhyli këtë vit e ka realizuar 150 % të prodhimit”, u shpreh Zhuri.

Ndërkohë në letrën e dërguar nga Mark Zhuri në drejtim të kryeministrit Edi Rama, ministrit të brendshëm, Bledi Çuçi dhe drejtorit të përgjithshëm të policisë, Gledis Nano thuhet: “Kërkoj nga ana juaj që të shkarkoni urgjintisht për vepra kriminale shefin e komisariatit të Vaut të Dejës, zotin Bardhyl Saliu, pasi institucionin që drejton për afro dy vite me radhë e ka kthyer në një vend terrori ndaj banorëve të Bashkisë. Së pari personi në fjalë ka ndihmuar grupet kriminale për kanabizimin e territorit, kryesisht në zonat malore, duke mbështetur ata trafikantë që paguajnë 3-4 mijë euro për parcel.

Së dyti, gjoja në emër të shkatërrimit të përcelave të hashashit, ka djegur me dhjetëra hektarë pyje dhe kullota në Njësinë Administrative Temal.

Së treti ata që ndërtojnë dhe paguajnë faturën prej 1500-2000 euro, lejohen të ndërtojnë.

Së katërti, prej dy vitesh që është në detyrë, shefi I komisariatit nuk ka organizuar asnjë takim me banorët, kryepleqtë dhe administratorët e fshatraveë për të bashkëpunuar në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.”

/abcnews.al/

Lexo me shume