Zyrtarizohet marrëveshja elektorale, Berisha e Meta bashkë në zgjedhjet vendore

Finalizimin e marrëveshjes mes PD e PL për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, Sali Berisha dhe Ilir Meta e firmosën mesditën e sotme.

Por para se të hidhnin firmat, dy aleatët opozitarë, Berisha e Meta zhvilluan  një takim ‘kokë më kokë’, e më pas do zyrtarizojnë marrëveshjen e tyre.
I pari që ka mbërritur në ambientet ku do të firmoset kjo marrëveshje ka qenë kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, e më tej ish kryeministri Sali Berisha.

“Procesi i ekzekutimit politik të personit më negativ që ka patur Tirana ndonjëherë në qeverisje” -u shpreh Berisha në një prononcim të shkurtër për mediat.
Meta ka mbështetur primaret e PD dhe ka kërkuar të ketë mbështetje për referendumet, ndërsa i ka dërguar një dokumet Berishës lidhur me parimet, pak para se të nënshkruhet marrëveshja.
Siç u mësua dje, Meta ka vendosur të marrë pjesë në primaret e ogranizuara nga PD. Meta foli edhe për një ‘super-politikan’ që të jetë në krye të këshillit bashkiak, nëse fitohen zgjedhjet vendore.
Burime për Top Channel nga takimi i zhvilluar një ditë më parë, mësojnë se Meta i Ka kërkuar Berishës vetëm postin e këshillit bashkiak dhe Berisha ka qenë dakort që kreu i këshillit t’i tkojë Partisë së Lirisë. Emri, mund të jetë vetë Ilir Meta.

Top ChannelLexo me shume