Zyrtarja e BE-së: Shanset e liberalizimit të vizave për Kosovën, janë të ulëta

Liberalizimi i vizave për Kosovën do të jetë temë diskutimi sot, në takimin e grupit punues të Këshillit Evropian. Lidhur me takimin, këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Shchneeberger ka thënë se i vlerëson të ulëta shanset që të vendoset diçka pozitive sa i përket liberalizimit në takimin e sotëm. “Fatkeqësisht, i vlerësoj mjaft të ulëta shanset që liberalizimi i vizave të ndodh tani. Ka shumë fjalë të bukura, por i kemi dëgjuar edhe në qershor. Megjithatë, liberalizimi i vizave nuk erdhi. Më në fund duhet të ndalojnë së dhëni shpresë dhe pastaj të mos ketë asgjë. Liberalizimi i vizave duhet të ndodh të paktën”, ka thënë Shchneeberger. Ajo ka shtuar se ky diskriminim i pabazë që po u bëhet qytetarëve të Kosovës, më në fund duhet të ndalet.

“Kosovarët nuk janë evropianë të nivelit të ulët. Sido që të jetë unë do të vazhdoj lobimin tim derisa të vijë përfundimisht liberalizimi i vizave”, u shpreh Shchneeberger.

Kujtojmë se Shchneeberger muaj më parë kishte nisur mbledhjen e nënshkrimeve përmes një peticioni online, ku kërkonte heqjen e vizave për Kosovën. Lidhur me nënshkrimet e mbledhura, Shchneeberger tha për Telegrafin se ato i dërgoi te presidenti fracez, Emmanuel Macron, Presidenti i Parlamentit Evropian, Presidentit të Komisionit Evropian dhe Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, por që nuk mori përgjigje.

Lexo me shume